Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Publikuar me datë:

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së aktgjykimit dënues nga Gjykata e Hagës ndaj klientit të tij.

Përmes një postimi në platformën X, Mishetiç njoftoi se ekipi mbrojtës i Thaçit “do ta apelojë Aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), duke pretenduar se janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.

Mishetiç theksoi se gjatë gjithë procesit gjyqësor, mbrojtja ka shprehur vazhdimisht dyshime për drejtësinë procedurale, duke vënë në pah shtrirjen e gjerë të pyetjeve të drejtpërdrejta që kanë ardhur nga gjyqtarët, të cilat sipas mbrojtjes “nuk krijonin përshtypjen e paanshmërisë”.

Ai shtoi se mbrojtja vazhdon të besojë se “ndërhyrjet gjyqësore e kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë”.

“Sipas Mbrojtjes, kjo mungesë paanshmërie tashmë është reflektuar në Aktgjykimin e Trupit Gjykues”, deklaroi Mishetiç më tej.

Mbrojtja gjithashtu pretendon se “gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara”.

Po ashtu, Mishetiç iu referua deklaratës së Trupit Gjykues të dhënë ditën e djeshme, duke thënë: “Për më tepër, Trupi Gjykues dje deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaçit, pasi më parë kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqit gjatë seancave gjyqësore, si dhe kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale”.

“Kështu, sipas Mbrojtjes, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave”, përfundoi Mishetiç në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tenderi për makinat elektrike në Shkodër, pse u la jashtë oferta më e lirë?

Një tender i Bashkisë Shkodër për blerjen e automjeteve...

Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Prokuroria e Romës ka realizuar një operacion ndërkombëtar, duke...

12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës! Gazetarja jep detajet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tiranë, ku një...