Velipojë, 82-vjeçari kosovar humb jetën në det, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Publikuar me datë:

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 15:30 në zonën e “Plazhit të Vogël”, ku shtetasi me inicialet E. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Për pasojë, 82-vjeçari është mbytur dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related