Çarja e tubacionit të Bogovës lë pa ujë Beratin, Kuçovën dhe zonat përreth prej disa orësh

Publikuar me datë:

Një defekt në tubin kryesor të Ujësjellësit të Bogovës ka shkaktuar mungesë të ujit të pijshëm në Beratit, Kuçovë dhe zonat përreth që nga ora 13:00 e ditës së sotme.

Shoqëria “Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë” bën të ditur se dëmtimi është regjistruar në fshatin Kakruk. Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për riparimin e difektit, me synim rikthimin sa më parë të furnizimit me ujë për të gjitha zonat e prekura nga ndërprerja.

Ndërkohë, Bashkia e Beratit ka reaguar lidhur me situatën përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke dhënë shpjegime për shkakun teknik të ndërprerjes. Bashkia bën të ditur gjithashtu se po ndjek nga afër punimet për rikthimin në normalitet të furnizimit me ujë të pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

UNISHK nderon kampionin botëror dhe pedagogun Nelson Hysa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka vlerësuar boksierin dhe...

Protestat në Hagë, policia holandeze arreston dy persona, një efektiv mbetet i lënduar

Dy protestues janë arrestuar dhe një zyrtar policor është...

Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 1 të plagosur

Një incident me armë zjarri ndodhi në një lokal...