Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka vlerësuar boksierin dhe pedagogun Nelson Hysa, pas suksesit të tij në arenën ndërkombëtare.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, priti sot në një takim vlerësues Nelson Hysën, duke e përgëzuar për arritjen e tij dhe kontributin si pjesë e stafit pedagogjik të universitetit.
Hysa ka triumfuar në boks, duke siguruar titullin e kampionit botëror, një rezultat i rëndësishëm për sportin shqiptar. Krahas karrierës sportive, ai është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Shkodrës, duke përçuar te studentët vlerat e disiplinës dhe përkushtimit.
Në takim morën pjesë edhe dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Bilali, si dhe pedagogu Benjamin Nako.

