Marjana Koçeku: “Dënimi i çlirimtarëve e dënon për herë të dytë shpirtin e një populli martir”

Publikuar me datë:

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një status në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson vendimin si një goditje ndaj Kosovës dhe kujtesës së saj historike.

“Dënimi i çlirimtarëve e dënon për herë të dytë shpirtin e një populli martir si ai i Kosovës”, shkruan ajo.

Sipas deputetes, drejtësia europiane nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin kësaj hapësire, ndërsa shprehet se vendimi i sotëm ka cenuar këtë parim.

“Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna”, vijon Koçeku.

Në përfundim, deputetja e kundërshton vendimin, duke deklaruar se, sipas saj, ai nuk përfaqëson drejtësinë në emër të shqiptarëve dhe të së vërtetës.

“Kjo nuk asht drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës”, përfundon reagimin Marjana Koçeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 1 të plagosur

Një incident me armë zjarri ndodhi në një lokal...

Portierin e kërcënojnë nga familja: Lër tre gola, ndryshe të vrasim familjen

Futbolli bolivian është lëkundur nga një incident i rëndë...

Çarja e tubacionit të Bogovës lë pa ujë Beratin, Kuçovën dhe zonat përreth prej disa orësh

Një defekt në tubin kryesor të Ujësjellësit të Bogovës...

Pas vendimit të Hagës: drejtësi, politikë apo një lojë shumë më e madhe gjeopolitike?

Katër ish-drejtues të lartë të UÇK-së u dënuan sot në Hagë. Por përtej pyetjes juridike se çfarë ndodhi gjatë luftës, ekziston një pyetje tjetër: pse u krijua kjo gjykatë, pse pikërisht këta njerëz përfunduan para saj dhe kujt i shërben politikisht rezultati? Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin […]