“Ke shitur ndeshje!” Akuza të forta ndaj Vllaznisë në Shkodër, presidenti Xhaferi: “Nëse ke prova, shko në Prokurori”

Publikuar me datë:

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka bërë një deklaratë publike në rrjetet sociale këtë të premte, duke shfaqur solidaritetin e tij me ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vite burg. Në mesazhin e tij, Xhaferri theksoi mbështetjen për ata që, sipas tij, “Gjykata e Hagës është për turp”.

Mirëpo postimi i tij mori një kthesë të papritur, kur një tifoz i klubit vuri theksin tek performanca aktuale e Vllaznisë, duke adresuar komente të rënda në drejtim të presidentit. Ky tifoz akuzoi Xhaferrin për shitje të ndeshjeve dhe përgjegjësi për vendosjen e Vllaznisë në fund të tabelës pas katër javësh në Superligë.

“O mos fol për turpin e Hagës, por fol për turpin që po i bën Vllaznisë duke shitur ndeshje dhe duke e vendosur aty ku nuk e meriton ky emër. Ose merru me politikë sepse nuk na duhet neve politika, por Vllaznia,”- shkruhet në koment.

Presidenti Xhaferri nuk e la pa përgjigje këtë akuzë, duke ia kthyer tifozit me fjalët:

“Nëse ke prova dhe argumente të tilla shko në prokurori. Në të kundërt je një kokërr shpifësit dhe mashtruesit,”-replikon Xhaferri.

Gjatë merkatos së verës, Vllaznia përjetoi ndryshime të theksuara në përbërje, ndërkohë që në ndeshjen e fundit u mund 2-1 nga Laçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çarja e tubacionit të Bogovës lë pa ujë Beratin, Kuçovën dhe zonat përreth prej disa orësh

Një defekt në tubin kryesor të Ujësjellësit të Bogovës...

Pas vendimit të Hagës: drejtësi, politikë apo një lojë shumë më e madhe gjeopolitike?

Katër ish-drejtues të lartë të UÇK-së u dënuan sot në Hagë. Por përtej pyetjes juridike se çfarë ndodhi gjatë luftës, ekziston një pyetje tjetër: pse u krijua kjo gjykatë, pse pikërisht këta njerëz përfunduan para saj dhe kujt i shërben politikisht rezultati? Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin […]