Në segmentin rrugor Maqellarë–Peshkopi është shënuar një aksident, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Të dëmtuarit janë dërguar fillimisht në spitalin e Peshkopisë për trajtim të menjëhershëm, ndërsa katër prej tyre janë transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

