Fundoset anija në ishullin grek, të paktën një i vdekur dhe 25 të zhdukur

Publikuar me datë:

Në ujërat pranë ishullit Gavdos, jug të Kretës, të paktën një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt.

Roja Bregdetare e Greqisë bëri të ditur se 51 persona janë shpëtuar nga deti.

Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (JRCC) mori nën drejtim operacionin pasi autoritetet morën sinjalizim për një mjet lundrues me emigrantë në vështirësi.

Anije patrulluese, një helikopter dhe një dron u përfshinë në operacionin për kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, ndërkohë që ndihmë dhanë edhe anije tregtare në afërsi.

Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve, Frontex, ka dhënë gjithashtu asistencë në këtë ndërhyrje.

Raportohet se erërat e forta po e vështirësojnë në mënyrë të ndjeshme operacionin e kërkimit.

Kërkimet vijojnë, teksa autoritetet po kontrollojnë një zonë të gjerë detare me shpresën për të gjetur të mbijetuar apo gjurmë të personave të zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related