Pas 32 vitesh në “Jordan Misja”, mësuesja e matematikës rikthehet në gjimnazin ku la gjurmë

Publikuar me datë:

Nisja e vitit të ri shkollor në gjimnazin “Jordan Misja” në Shkodër u shoqërua me një moment të veçantë nostalgjie. Në ambientet e shkollës u rikthye mësuesja e matematikës, Habibe Burrja, e cila për më shumë se tri dekada ka qenë pjesë e këtij institucioni.

Burrja punoi në “Jordan Misja” nga viti 1971 deri në vitin 2003. Rikthimi në klasat ku kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës së saj profesionale solli emocione dhe kujtime të shumta, teksa ajo risolli në vëmendje vitet e punës dhe brezat e nxënësve që ka mësuar.

Ajo kujton me respekt edhe drejtuesit e shkollës me të cilët ka punuar ndër vite, shumë prej të cilëve tashmë nuk jetojnë më.

Për mësuesen veterane, profesioni ka qenë gjithmonë i lidhur me përkushtimin dhe përgjegjësinë ndaj nxënësve. “Ora e mësimit ishte e shenjtë”, shprehet Burrja, duke sjellë në kujtesë ditët e kaluara përpara dërrasës së zezë dhe përvojën e gjatë në arsim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related