Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Publikuar me datë:

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit.

Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha qytetarëve hapësirë të shprehnin opinionet e tyre. Sipas rrëfimit të saj, pasi dy persona morën fjalën, grupi kërkoi që edhe përfaqësuesit e tjerë të kishin mundësinë të flisnin. Në këtë pikë, tha ajo, ndodhi ndërhyrja e kryeministrit Rama.

Aktorja rrëfeu se Rama e mori fjalën dhe foli për rreth 20 minuta për situatën në Poliçan, kohë gjatë së cilës askush nga të pranishmit nuk u lejua të ndërhynte. Pas këtij diskutimi, Ceno kërkoi të shprehte mendimet e saj, por sipas saj, kryeministri e udhëzoi të largohej nga salla.

“Ishim një grup përfaqësues nga Poliçani në Berat për Reformën Territoriale. Poliçani është qytet që shpesh e ka shprehur mendimin e tij nëpërmjet qytetarëve. Në mbledhje ministri Demo hapi takimin dhe u dha fjalën qytetarëve, folën dy prej tyre. Kur kërkuam xhiron e mikrofonit, ndërhyri kryeministri dhe tha nuk jemi këtu të kuptojmë sa mirë jetohet në Poliçan, dhe nisi një fjalim që nuk e di sa zgjati. Askush nuk u lejua në flasë. Pas rreth 20 minutash, kur ai mbaroi, i thash nëse mund të flisnin e të na dëgjonte më tha të dal jashtë. Iu përgjigja që mund të dilja, por u thirrëm sepse na u tha që kryeministri do të na dëgjonte. Nuk pranova të më drejtohej ashtu, por ai u çua në këmbë dhe tha se mbledhja ndërpritej deri në daljen time nga salla. Në këtë moment komuniteti mu bashkua dhe dolëm të gjithë jashtë”, është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...