Sali Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u kthye këtë të shtunë në Shqipëri pas një vizite që e përshkroi si “udhëtimi më ripërtëritës i jetës” së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai foli gjithashtu për pjesëmarrjen në Konventën e Partisë Republikane në Teksas, të cilën e cilësoi si “konventa elektorale më madhështore që ka parë ndonjëherë në jetë”.

“Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan.

Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura. Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë.

Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës.

Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës. E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa.

Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump”, tha ai.

Sa i përket kontakteve të zhvilluara gjatë vizitës, Berisha vuri në dukje se takimet me anëtarët e diasporës shqiptare ishin ndër më të veçantat dhe frymëzuese. Ai rikujtoi rëndësinë e komunitetit shqiptar në zhvillimet historike për vendin dhe për çlirimin e Kosovës.

“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin.

Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet. Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme.

Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane.

Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë. Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related