Siguria pranë shkollave në Shkodër, policia paralajmëron edhe patrulla civile

Publikuar me datë:

Me nisjen e vitit të ri shkollor, institucionet arsimore në Shkodër do të jenë nën një monitorim më të shtuar nga Policia e Shtetit. Përveç efektivëve me uniformë, në zonat pranë shkollave pritet të angazhohen edhe punonjës policie në civilë.

Detajet u bënë të ditura gjatë një takimi të zhvilluar në Bashkinë Shkodër, ku mori pjesë edhe drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Dashamir Spaho. Sipas tij, efektivët civilë do të monitorojnë hapësirat përreth institucioneve arsimore, me fokus te parandalimi i incidenteve dhe rritja e sigurisë për nxënësit.

Dalja e Spahos në këtë takim është edhe paraqitja e tij e parë publike që prej emërimit në krye të Policisë së Qarkut Shkodër në muajin korrik.

Por, ndërsa policia njofton për masa shtesë pranë shkollave, bie në sy mungesa e komunikimit publik të drejtuesve vendorë të uniformave blu pas disa prej ngjarjeve të rënda të regjistruara në Shkodër gjatë muajve të fundit.

Në qytet janë shënuar pesë vrasje, si edhe disa episode plagosjesh, ndërsa drejtori Spaho dhe drejtori i Komisariatit të Shkodrës, Erion Dume, nuk kanë dalë publikisht për mediat për të dhënë detaje apo për të folur mbi situatën e rendit dhe sigurisë në qark.

Një qëndrim i tillë vjen në një kohë kur drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë kërkuar që, në rastet e ngjarjeve të rënda, drejtuesit vendorë të komunikojnë me median dhe publikun, për të informuar qytetarët mbi situatën dhe veprimet e ndërmarra nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related