Vuçiç shpërndan Parlamentin / Zgjedhjet e parakohshme më 25 tetor

Publikuar me datë:

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë caktuar të zhvillohen më 25 tetor, siç është bërë e ditur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ka nënshkruar dekretin që shpërndan Asamblenë Kombëtare, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Parlamenti i fundit në Serbi u zgjodh më 17 dhjetor të vitit 2023, por vendi do të shkojë sërish në votime për shkak të krizës politike që shpërtheu pas shembjes së strehës së stacionit të trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 16 qytetarë.

Pas tragjedisë, Serbia është përfshirë nga protesta të shumta, ndërsa opozita ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, i cili në fund nuk arriti të sigurojë shumicën e votave për rrëzim të kabinetit.

Në këtë kontekst, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme shihet si një provë domethënëse për pushtetin e Vuçiçit dhe partinë që ai drejton.

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 tetorit do të përcaktojnë përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Serbisë dhe mund të ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen politike të periudhës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hita efektivit në Maliq: “Sakrifica jote nuk do të harrohet. Do jem në krah të çdo punonjësi”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...

Malajzi/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 5 persona

Autoritetet në Malajzi kanë rikuperuar të mërkurën trupat e...

Ndërron jetë këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Këngetari grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Elpis. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak. Sipas raportimeve të mediave greke, këngëtari kishte pësuar arrest kardiak. Një ndihmës mjekësor i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe menjëherë filloi reanimacionin kardiak. Brenda pak minutash, ai u mor nga një ambulancë […]