SPAK sekuestron pasuri, Klodiana Lala zbulon detajet: A pritet një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut?

Publikuar me datë:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga aksioni i fundit i SPAK, i cili ka sekuestruar pasuri të tjera që dyshohet se i përkasin në mënyrë të tërthortë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lala tregoi ekskluzivisht për lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndërsa dukshëm rëndohet pozita e Ballukut.

“SPAK ka sekuestruar pasuri në zonën e Palasës. Ato dyshohet se zotërohen në mënyrë të tërthortë nga Balluku. Vendimi është firmosur nga prokurori Erion Çela. SPAK nuk ka dhënë shpjegime për pasuritë e sekuestruara dhe se si është certifikuar që këto pasuri disponohen në mënyrë të tërthortë nga balluku. Më herët janë sekuestruar dhe pasuri të tjera në këtë zonë. Provat janë gjetur dhe në disa celularë. Oficerë të BKH janë duke bërë sekuestrim të pasurive që më pas do të bllokohen. SPAK është duke hetuar Ballukun për korrupsion, për Tunelin e Llogarasë dhe për Unazën e re. SPAK më herët sekuestroi një vilë luksoze në Dhërmi që dyshohet se i përket ballukut. Deri më tani nuk ka informacione nëse do të ketë një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut, ndërsa zoti Braho nuk e ka përjashtuar. Në hetime janë dhe disa biznesmen që dyshohet se bashkëpunonin me Ballukun për fshehje pasurie. Vila në fjalë dyshohet se është bërë nga Balluku gjatë kohës që punonte në Albcontrol.”, tha Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërron jetë këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Këngetari grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Elpis. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak. Sipas raportimeve të mediave greke, këngëtari kishte pësuar arrest kardiak. Një ndihmës mjekësor i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe menjëherë filloi reanimacionin kardiak. Brenda pak minutash, ai u mor nga një ambulancë […]

Vuçiç shpërndan Parlamentin / Zgjedhjet e parakohshme më 25 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë caktuar të...