“Paketim armësh nga vendet me embargo”: Ahmetaj zbërthen skemën me “patentë shqiptare” dhe anashkalimin e NATO-s: Shpikje kriminale me synim qindra miliona euro!

Publikuar me datë:

Trafiku i dyshuar i armatimit dhe përfshirja e bizneseve private në operacione ndërkombëtare ishte pjesë e denoncimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj gjatë intervistës në “Minuta e Parë” në News24.

Ahmetaj kërkoi që prokurorët e posaçëm të marrin në shqyrtim të gjitha pretendimet për prodhimin e armëve, duke ngritur pyetje direkte se në cilat fabrika bëhet ky proces, çfarë lloj armësh po tregtohen dhe nëse ndonjë prej tyre vjen nga vende që ndodhen nën embargo ndërkombëtare.

Ish-zyrtari i lartë i ekzekutivit hodhi dyshime të forta mbi vërtetësinë e licencave dhe vulave shtetërore, duke pyetur nëse këto dërgesa mbajnë stemën zyrtare të Republikës së Shqipërisë apo nëse bëhet fjalë për marrëveshje okulte të kryera krejtësisht jashtë syve të aleancës së NATO-s. Ai theksoi se nga përgjimet e zbuluara flitet hapur për transport armësh nga vende të cilave u është vendosur embargo nga Komisioni Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas Ahmetajt, e gjithë skema funksionon përmes paketimit të armatimit brenda territorit të Shqipërisë, duke i pajisur ato artificialisht me “patentën shqiptare” për të shmangur kontrollet ndërkombëtare. Ai i cilësoi këto veprime si “shpikje kriminale të mendjeve perverse” që synojnë përfitimin e qindra miliona eurove apo dollarëve, saktësisht siç i referohet edhe vetë biznesmeni Roni Yeffet në përgjimet e bëra publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spanja përjetoi verën më të nxehtë në historinë e matjeve të temperaturës

Spanja ka përjetuar verën më të nxehtë që nga...

Zjarr në Topojë të Fierit, digjen pemë dhe shkurre

Një zjarr ka shpërthyer në një zonë toke në...