“Kayo, asistente furnizuese e vemjeve nga buxheti i shtetit”, Ahmetaj zbardh skemën: Si funksionon koncepti “KAYO”

Publikuar me datë:

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza mbi mënyrën se si funksionon kompania shtetërore “KAYO”, duke pretenduar se modeli i saj krijon mundësi për përfshirjen e kompanive private pa procedura transparente dhe pa tender.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Ahmetaj e përshkroi atë që e quajti
“koncepti KAYO”, duke pretenduar se qeveria shqiptare krijon një kompani shtetërore, e cila më pas hyn në
operacione të përbashkëta me subjekte private.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit, pikërisht mënyra e përzgjedhjes së privatëve përbën një nga pikat më problematike të këtij mekanizmi.

“Koncepti KAYO, qeveria shqiptare krijon një kompani që hyn në operacione të përbashkëta me privatë të ndryshëm. Zgjedhja e privatëve behet pa transparencë dhe procedura, pa tender, pushteti ngelet 20%. KAYO është asistente, furnizuese nga buxheti i vemjeve”, deklaroi Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Paketim armësh nga vendet me embargo”: Ahmetaj zbërthen skemën me “patentë shqiptare” dhe anashkalimin e NATO-s: Shpikje kriminale me synim qindra miliona euro!

Trafiku i dyshuar i armatimit dhe përfshirja e bizneseve private në operacione ndërkombëtare ishte pjesë e denoncimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj gjatë intervistës në “Minuta e Parë” në News24. Ahmetaj kërkoi që prokurorët e posaçëm të marrin në shqyrtim të gjitha pretendimet për prodhimin e armëve, duke ngritur pyetje direkte se në cilat fabrika bëhet […]

Festa e Birrës në oborrin e xhamisë/ “Kryetarja në hije” Ermira Teliti provokon qytetarët në Shkodër

Shkodra përgatitet për Festën e Birrës, por këtë herë vëmendjen nuk e tërheq vetëm aktiviteti. Është vendi ku janë vendosur kioskat që ka ngritur pikëpyetje. Strukturat e festës janë vendosur pothuajse në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker”, një zgjedhje që vështirë se mund të kalojë pa u vënë re në një qytet me një histori […]