Të shtëna me armë në Shkodër/ 25-vjeçari plagos 63 vjeçarin dhe qëllon për vdekje djalin e tij

Publikuar me datë:

Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se për motive të dobëta ka nisur një përplasje mes tre personave.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi A. V., 25 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve Q. L., 63 vjeç, dhe djalit të tij, Y. L., 24 vjeç.

Në vijim të konfliktit, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin A. V.

Të tre të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari Y. L. nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related