Shpërthen tritoli në derën e një banesë në Ishull Lezhë

Publikuar me datë:

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në portën e një banese në Ishull-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Banesa i përket shtetasit me inicialet S. Q.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të dokumentuar provat dhe rrethanat.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related