Pakti Beci-Zenelaj/ Betoniere kudo, shkelje në rrugë dhe akuza për abuzim me pushtetin

Publikuar me datë:

Shkodra vijon të përballet me një situatë kaotike sa i përket qarkullimit rrugor, ndërsa mënyra e menaxhimit të këtij sektori ka ngritur pikëpyetje të forta.

Sipas informacioneve të Northpress, situata lidhet edhe me mënyrën se si po administrohet qarkullimi nga strukturat përgjegjëse. Në qendër të akuzave janë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Ermal Zenelaj.

Betoniereve u lejohet të hyjnë në qytet në çdo orar të ditës, duke krijuar një situatë të rënduar në trafik dhe duke favorizuar, interesa të caktuara private.

Por abuzimet nuk ndalen këtu. Ermal Zenelaj udhëton në mënyrë të përsëritur drejt Tiranës me automjet të Policisë, edhe për nevoja personale. Përdorimi i automjetit zyrtar jashtë funksionit të përcaktuar do të përbënte një çështje serioze për mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe respektimin e rregullave të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, në rrugët e Shkodrës vijojnë të raportohen problematika të shumta: automjete me xhama të zinj, raste të drejtimit të mjeteve nga të mitur dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit, për të cilat ngrihen pikëpyetje mbi masat e marra nga strukturat përgjegjëse.

A po zbatohet ligji njësoj për të gjithë në Shkodër?

Ermal Zenelaj po vijon të ushtrojë detyrën në një klimë komoditeti dhe neglizhence, duke e lidhur këtë edhe me mbështetjen politike të kryebashkiakut Benet Beci.

Por pyetja mbetet për qytetarët e Shkodrës: Deri kur do të tolerohet kaosi në rrugët e qytetit dhe akuzat për përdorim të pushtetit në funksion të interesave të caktuara?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthen tritoli në derën e një banesë në Ishull Lezhë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e...

EMRI/ U plagos sot në Athinë, identifikohet shqiptari. Policia dyshime për motivin

Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë...

AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt/ Merr mbi 40% të votave, por nuk siguron shumicën absolute

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore të fortë në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke dalë shumë përpara rivalëve politikë. Rezultatet paraprake tregojnë se partia e djathtë nuk ka siguruar shumicën absolute në parlamentin e landit, por drejtuesit e saj e kanë cilësuar rezultatin si një mandat politik për të kërkuar drejtimin e qeverisë […]