Athinë/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor

Publikuar me datë:

Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që viktima po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.

Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.

Viktima është 55 vjeç, por për momentin nuk bëhet publik emri i tij. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related