“Shkodra nuk është koshi i plehrave të Shqipërisë”, Bardh Spahia thirrje për protesta kundër planit të qeverisë

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas publikimit të të dhënave në projektbuxhetin e vitit 2027, sipas të cilave 21 bashki parashikohet të përfshihen në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia akuzon kryeministrin Edi Rama se synon ta kthejë Shkodrën në një pikë grumbullimi të mbetjeve nga 21 bashki të vendit. Ai e cilëson këtë plan si një tjetër goditje ndaj qytetit dhe u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta për ta kundërshtuar.

Në reagimin e tij, deputeti përdor tone të ashpra politike, duke e mbyllur mesazhin me sloganin: “Shkodra nuk do të jetë koshi i plehrave të Shqipërisë!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related