Zjarri ende aktiv në qarkun e Shkodrës, situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

Publikuar me datë:

Zjarret vijojnë të jenë aktive në disa zona të qarkut të Shkodrës, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet në terren.

Sipas raportimeve, në Bardhaj-Myselim, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe pyjore. Mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të ndërhyrë në rast të riaktivizimit të vatrave.

Në Mnelë të Madhe, në Bashkinë Vau Dejës, zjarri vijon aktiv, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.

Situata mbetet problematike edhe në Malin e Tërbunit në Pukë. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa vija e flakëve shtrihet në më shumë se 10 kilometra në kurorë pyjore. Deri tani nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Fushë-Arrëz, zjarri në Kulumri është shuar plotësisht dhe zona vijon të monitorohet. Ndërkohë, në Iballë-Fierzë zjarri mbetet aktiv në një terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, duke kufizuar ndërhyrjen nga toka.

Autoritetet bëjnë me dije se situata mbetet dinamike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt/ Merr mbi 40% të votave, por nuk siguron shumicën absolute

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore të fortë në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke dalë shumë përpara rivalëve politikë. Rezultatet paraprake tregojnë se partia e djathtë nuk ka siguruar shumicën absolute në parlamentin e landit, por drejtuesit e saj e kanë cilësuar rezultatin si një mandat politik për të kërkuar drejtimin e qeverisë […]

Shkrumbohet nga flakët gomisteria në Tresh të Lezhës, detajet

Një gomisteri është përfshirë nga flakët në orët e...

Athinë/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor

Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të...