Një tjetër aksident tragjik/ Përplasen 5 automjete në aksin Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi H. B., 45 vjeç, po udhëtonte me automjetin e tij kur u përplas me një kamion.

Përplasja rezultoi fatale për të dhe 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera.

Në to ndodheshin edhe pesë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident kanë qenë të përfshirë edhe drejtuesit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç.

Ndërkohë, një tjetër drejtues mjeti, shtetasja A. V., dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas aksidentit. Ajo është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së përplasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist

Një sulm me thika është regjistruar jashtë Ambasadës së...

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...