“Prania Besnike” në Shkodër, Shkreli: Qytetarët nuk duan propagandë, por zgjidhje

Publikuar me datë:

Nisma e socialistëve për takime me qytetarët në kuadër të “Pranisë Besnike” ka shkaktuar reagime nga opozita në Shkodër.

Këshilltarja e Partisë Demokratike, Eliona Kodra Shkreli, e ka cilësuar këtë angazhim të deputetëve socialistë si një përpjekje për të krijuar një imazh pozitiv përballë pakënaqësisë qytetare.

Në reagimin e saj, ajo shprehet se dalja e deputetëve në terren nuk mund të zëvendësojë zgjidhjen e problemeve që, sipas saj, prekin qytetarët. Kodra Shkreli përmend emigracionin e të rinjve, rritjen e kostos së jetesës, çmimet e energjisë dhe karburanteve, si dhe problematikat me shërbimet publike dhe pushtetin vendor.

Ajo ngre gjithashtu pikëpyetje mbi arsyen pse kjo “prani” politike shfaqet tani dhe jo në periudhat kur, sipas saj, qytetarët janë përballur me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Këshilltarja demokrate e lidh këtë nismë edhe me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke argumentuar se takimet e organizuara me qytetarët dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale nuk mund të zbusin pakënaqësinë ndaj qeverisë.

“Qytetari nuk ushqehet me fotografi dhe slogane, por me zgjidhje”, shprehet Kodra Shkreli, duke kërkuar më shumë llogaridhënie, shërbime publike më të mira, mundësi ekonomike dhe një pushtet vendor më pranë qytetarëve.

Në reagimin e saj, ajo vijon me akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e lidhur atë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqqeverisjen. Sipas saj, shqiptarët kanë nevojë për ndryshim politik dhe jo për nisma që i konsideron fasadë.

Në përmbyllje, Kodra Shkreli pretendon se “Prania Besnike” nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë politike dhe se qytetarët kërkojnë rezultate konkrete.

“Fasada mund të mbulojë një mur, por nuk mund të mbulojë realitetin”, shprehet ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4 vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Flakët po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha,...

Nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey

Të dielën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u...