Përplasja te “Regina Palm” në Vlorë/ Gjykata lë të lirë Luan Muçën, i cakton “detyrim paraqitje”

Publikuar me datë:

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm”, në Radhimë.

Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”.

Për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e dhënë në ambientet e spitalit.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj.

Më 3 shtator, biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar nga një grup personash të armatosur në ambientet e hotelit të tij në Orikum të Vlorës.

Autorët e dyshuar, që kanë shkuar me disa mjete, kanë hyrë brenda hotelit të Bedinajt dhe i kanë kërkuar shumën prej 5 milionë eurosh.

Pasi biznesmeni ka kundërshtuar, autorët e kanë kërcënuar dhe më pas janë përplasur fizikisht. Nga agresorët, në hotelin e Bedinajt, është qëlluar në ajër me armë.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë, duke thënë se persona të armatosur e kishin sulmuar dhe konfliktoheshin me të.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se është kërcënuar nga Luan Muça dhe Madrid Lleshaj, të cilët i kanë kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largim brenda 48 orëve nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4 vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Flakët po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha,...

Nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey

Të dielën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u...