Flakët po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, të shtyra nga era e fuqishme që mbizotëron në këtë zonë. Situata ka agravuar ndjeshëm, teksa zjarrfikësit e Fierit po përballen prej orësh me vatrat e zjarrit, duke u përpjekur t’i vënë ato nën kontroll.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar për të ndaluar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në pjesë të tjera të pyllit. Era e fortë vijon të krijojë vështirësi serioze në ndërhyrje.
Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar, ndërkohë që situata në zonën e Semanit mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm.

