Të dielën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua me anëtarët e komunitetit shqiptar në Amerikë, gjatë një vizite në New Jersey.
Gjatë mbërritjes së tij në sallë, Berisha u përshëndet nga të pranishmit me ovacione dhe duartrokitje të zjarrta.
Në ambient u dëgjuan gjithashtu thirrje nga publiku, përfshirë “Rama në burg”.

