Kliti hoti kërkon zgjidhje për vllazninë e femrave: “Historia e tyre nuk mund të vihet në pikëpyetje”

Në një reagim për situatën e krijuar te Vllaznia e Femrave, Kliti Hoti e cilëson shqetësuese gjendjen e skuadrës, duke kërkuar që të rishikohet vendimi i Lazër Matijës për t’u larguar.

Hoti vlerëson kontributin 13-vjeçar të Matijës, ndërsa thekson se vazhdimësia e ekipit nuk mund të mbështetet vetëm te sakrifica e një individi.

Ai kërkon që Bashkia Shkodër, Federata Shqiptare e Futbollit dhe aktorë të tjerë të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme financiare dhe organizative.

“Vllaznia e Femrave është një krenari e Shkodrës dhe duhet ta trajtojmë si të tillë. Lazër Matija meriton mbështetje për të vazhduar atë që ka ndërtuar, ndërsa vajzat e Vllaznisë meritojnë sigurinë se historia e tyre do të vazhdojë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe