Situata në fshatin Lundre të Ulzës vijon të mbetet kritike. Flakët i janë afruar banesave në fshatin Lundre, duke rrezikuar gjithë fshatin.
Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit dhe thatësirës, raporton Enver Doçi.
E vetmja alternativë për të shpëtuar banesat e fshatit Lundre është ndërhyrja nga ajri.
Banorët kërkojnë mbështetje urgjente me helikopter për shkak se nuk ka asnjë mundësi për t’i ndalur flakët.

