Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i shpreh mirënjohjen Salës për përkushtimin ndaj ushtrimit të detyrës.

“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan kreu i qeverisë.

Evis Sala paraqiti dorëheqjen këtë të mërkurë, 2 shtator, gjatë mbledhjes së qeverisë, në Tiranë te Vila e Kuqe. Evis Sala qëndroi në postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për gati një vit.

Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë “Rama 4” duke marrë stafetën nga Albana Koçiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe