Situatë kritike në Ulëz, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

Publikuar me datë:

Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës vijon të jetë kritike. Për shkak të përhapjes së perimetrit në një rreze prej 5 km, rreziku iu është afruar banesave.

Pritet që nga momenti në moment të bëhet evakuimi i banorëve që kanë shtëpitë në këtë zonë për shkak se zjarri shkon drejt tyre. Situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë.

Edhe pse në rrugë tokësore janë dhjetra forca të zjarrfikëses, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, të forcave të armatosura dhe vullnetar është e pamundur ndalja e hovit të zjarrit i cili vijon të kërcënojë, ndërsa zona është e mbushur me tym që kufizon fushëpamjen dhe bëhet rrezik për asfiksimin e grupeve në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related