Protesta/ Bllokohen të dyja hyrjet e Kryeministrisë, policia thirrje: Zhbllokoni rrugën

Publikuar me datë:

Mbrëmjen e sotme, protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka marrë një tjetër kthesë teksa pjesëmarrësit janë grumbulluar përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Protestuesit kanë rrethuar godinën qeveritare dhe kanë mbyllur hyrjet kryesore, me qëllimin për të penguar që kreu i qeverisë të largohet nga ambientet e Kryeministrisë.

Atmosfera është tensionuar me thirrje të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe paralajmërojnë vazhdimësinë e protestës.

Mes brohoritjeve të protestuesve dëgjoheshin: “Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Dil në bulevard!”, teksa ata pretendojnë se kryeministri ndodhet ende brenda godinës.

Rreth Kryeministrisë janë pozicionuar forca të shumta të policisë, të cilët kanë ngritur një kordon sigurie përreth institucionit. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve: Zhbllokoni rrugën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë...

Ngeli 2 orë i bllokuar nga protestuesit, Rama largohet nga zyra nën masa të rrepta sigurie

Pasi kaloi rreth dy orë i bllokuar brenda Kryeministrisë,...