Zjarret/ 4 vatra aktive, angazhohen 164 forca dhe 2 helikopterë

Publikuar me datë:

Zjarret vazhdojnë të prekin disa rajone të Shqipërisë, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të ndjekur dhe shuar vatrat ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes, në përditësimin e orës 20:00 të datës 1 shtator, njoftoi se në të gjithë vendin ishin identifikuar 17 vatra zjarri. Nga to, 4 vatra janë ende aktive, 2 po mbikëqyren nga afër, dhe 11 janë shuar tërësisht.

Për të menaxhuar situatën, janë angazhuar gjithsej 164 forca operacionale dhe 13 mjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, të cilat kontribuojnë me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Aktualisht, zonat më problematike përqendrohen në Dajt, Vajkal, Lundre dhe Therepel.

Ndërhyrjet në Dajt janë të fokusuara drejt Qafë-Priskës, ku po punojnë 68 efektivë. Sipas të dhënave të autoriteteve, ky zjarr nuk përbën rrezik për zonat e banuara.

Vatra e Vajkalit në Bulqizë ndodhet në një terren të thyer shkëmbor, ku flakët kanë djegur mbi 13 hektarë deri tani. Në këtë operacion marrin pjesë 48 forca, dhe autoritetet sqarojnë se banesat nuk rrezikohen.

Situata në Lundre, që gjendet në bashkinë Mat, ndikohet nga era. Në zonë janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Për sa i përket Therepelit në Skrapar, forcat e MZSH-së nga qytetet Skrapar, Berat dhe Poliçan, së bashku me vullnetarë dhe një helikopter të Forcave të Armatosura, ndodhen në terren për të menaxhuar situatën.

Ndërkohë, vatrat e zjarrit në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit–Prrenjas janë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se këto vende nuk paraqesin rrezik për banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimin e zjarreve në të gjithë territorin, duke bashkëpunuar ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat operacionale mbeten në terren dhe në gjendje të lartë gatishmërie, të gatshëm të ndërhyjnë nëse situata ndryshon gjatë orëve në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë...

Ngeli 2 orë i bllokuar nga protestuesit, Rama largohet nga zyra nën masa të rrepta sigurie

Pasi kaloi rreth dy orë i bllokuar brenda Kryeministrisë,...