Aksidenti në aksin Mbrostar–Levan, humb jetën në Spitalin e Traumës 19-vjeçari

Publikuar me datë:

I riu 19-vjeçar nga Fieri, I.Sh, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas plagëve të rënda të shkaktuara në një aksident që ndodhi një ditë më parë në segmentin rrugor Mbrostar–Levan.

Ngjarja u regjistrua kur i riu udhëtonte me një makinë tip “Volkswagen”. Në një moment, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.

Pas aksidentit, I.Sh mbeti i plagosur rëndë. Fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm. Për shkak të seriozitetit të dëmtimeve, më pas u transferua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.

Në të njëjtin aksident, dy persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën makinë u plagosën gjithashtu.

Policia bashkë me ekspertët e kriminalistikës janë ende duke kryer hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar faktorët që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Teatri “Migjeni” nis sezonin e ri artistik

Me fillimin e provave për produksionin e ri të estradës, Teatri “Migjeni” hap zyrtarisht sezonin artistik për periudhën shtator-dhjetor. Drejtori Gerti Palali ka njoftuar se gjatë këtyre muajve institucioni do të sjellë një seri aktivitetesh dhe shfaqjesh, me programin artistik që do të vijojë deri në fund të dhjetorit.

Barcelona afron sulmuesin e njohur

Gabriel Jesus është zyrtarisht anëtari më i ri i...