Vermosh, ura mbi lumin e Lymit në gjendje të rënduar: banorët kërkojnë ndërhyrje

Ura në Velan, mbi lumin e Lymit, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve që e përdorin çdo ditë.

Struktura e urës paraqitet e amortizuar, ndërsa mungesa e elementëve mbrojtës e shton rrezikun për kalimtarët. Banorët thonë se kanë kërkuar disa herë rikonstruksionin e saj ose ndërtimin e një ure të re, por deri më tani problemi vijon të mbetet i pazgjidhur.

Sipas tyre, premtime për një ndërhyrje të reja janë bërë ndër vite, veçanërisht në periudha zgjedhore, por situata në terren nuk ka ndryshuar.

Banorët kërkojnë që Bashkia të ndërhyjë për ndërtimin e një ure të re, e cila do të përmirësonte ndjeshëm aksesin dhe sigurinë për më shumë se 40 familje në Vermosh.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe