Ndërron jetë “mjeshtri i ngjyrës” Franco Fontana

Publikuar me datë:

Bota italiane dhe ndërkombëtare e fotografisë po përjeton një humbje të madhe pas ndarjes nga jeta të Franco Fontana-s, fotografit të njohur italian, i cili vdiq sot, më 29 gusht, në moshën 92-vjeçare, në banesën e tij në Modena.

I lindur në Cognento, afër Modenës, më 9 dhjetor 1933, Fontana u bë një nga emrat më të rëndësishëm të fotografisë në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai njihet për rolin e tij në transformimin e perceptimit të fotografisë me ngjyra, duke u renditur mes figurave që ndryshuan mënyrën se si ngjyra përdorej në këtë art.

Fontana nisi të merret me fotografinë në fillim të viteve ’60, duke zgjedhur shpejt të punojë me ngjyrat, në një periudhë kur ende mbizotëronte fotografia bardh-e-zi në sferën artistike. Për të, ngjyra ishte shumë më tepër se një element zbukurues; ajo përbënte një mënyrë të veçantë dhe poetike të të shprehurit, përmes së cilës realiteti përftonte kuptime të reja.

Stili i tij dallohet falë kontrasteve të theksuara, vijave precize, formave gjeometrike dhe peizazheve të thjeshtuara deri në blloqe të fuqishme ngjyrash. Shpesh, fushat e verdha, qielli blu, muret e kuqe dhe dritë-hijet ktheheshin në kompozime që i afroheshin ndjeshëm pikturës abstrakte.

Viti 1979 shënoi një moment historik në karrierën e Fontanës, kur veprat e tij u ekspozuan në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në Nju Jork, duke e vendosur atë përfundimisht në skenën ndërkombëtare të artit. Gjatë jetës së tij, më shumë se 400 ekspozita kanë prezantuar punimet e tij në mbarë botën, ndërsa mbi 50 muze të njohur i kanë përfshirë ato në koleksionet e tyre.

Ai realizoi projekte të rëndësishme me kompani të njohura si Fiat, Volkswagen, Sony, Volvo, Versace, Canon dhe Kodak. Fotografitë e tij u shfaqën në shumë revista të njohura ndërkombëtare.

Franco Fontana ka lënë një ndikim të thellë në fotografinë bashkëkohore, duke përdorur ngjyrën si mjet për të parë dhe interpretuar botën në mënyra të reja dhe origjinale.

“Ajo që do të mbetet nga unë kur të iki? Ngjyra”, ka thënë ai.

Sot, Franco Fontana ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare, por veprat e tij plot ngjyra do të jetojnë më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali i dezinformimit për katastrofën e Nepalit/ Video me “AI” qarkullojnë në rrjete sociale

Përmbytjet e rënda kanë sjellë një situatë katastrofike në Nepal, në kufi me Tibetin, në anën kineze. Pamjet e xhiruara nga të gjitha anët që nga data 26 gusht tregojnë se si shkrirja e akullit nga Himalajat solli rrëshqitje të dheut mbi një qytezë, duke marrë me vete dhe, gurë, banesa dhe jetën e qindra […]

Vlore/ Zjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli

Të shtunën pasdite, një vatër e re zjarri është...