Vranisht/ Ndalohet një person si i dyshuar për zjarrvënien, ndërhyhet edhe nga ajri

Publikuar me datë:

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se personi është shoqëruar dhe ndaluar pas dyshimeve se mund të jetë autori i zjarrvënies. Rrethanat dhe shkaqet e zjarrit po hetohen nga autoritetet.

Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë nën monitorim, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në operacion janë angazhuar edhe mjetet ajrore. Dy helikopterë dhe një avion kanë mbërritur në zonë dhe po ndërhyjnë nga ajri, veçanërisht në vatrat ku terreni i vështirë e bën të pamundur ose të rrezikshme ndërhyrjen e mjeteve tokësore. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related