Erion Veliaj shkarkon Anuela Rustanin: Nuk zbatoi urdhrat

Publikuar me datë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur t’i ndërpresë Anuela Ristanit delegimin e detyrës, duke e shkarkuar kështu nga funksioni që ushtronte.

Ristani do të vijojë të mbajë postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, ndërsa me vendimin e ri nuk do të ushtrojë më detyrën që i ishte deleguar.

Në vendim sqarohet edhe se shkarkimi i Ristanit vjen mes të tjerash edhe pas refuzimit të saj si kryetare e komanduar, të zbatoje urdhrat e kryetarit Veliaj.

“Në periudhën pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related