Dy persona kanë humbur jetën në Piemonte, Itali, pasi një avion i vogël me dy vende u përplas me kabllot e teleferikut të operuar nga kompania Enel dhe ra pranë liqenit Campliccioli.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke mobilizuar menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe një helikopter shpëtimi në zonën e aksidentit.
Kryebashkiaku i Antrona Schieranco deklaroi për mediat se pa mjetin fluturues të kthehej në “një top zjarri” në ajër.
Ndërkohë, autoritetet kanë hapur hetim për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

