Putin do të përshkallëzojë sulmet me raketa balistike ndaj Kievit

Publikuar me datë:

Sipas Bloomberg News, duke iu referuar tre burimeve pranë Kremlinit, Moska po konsideron zgjerimin e sulmeve me raketa balistike ndaj Kievit. Objektivat e mundshëm përfshijnë jo vetëm zemrën e kryeqytetit ukrainas, por edhe infrastrukturën thelbësore në rajone të tjera të Ukrainës.

Raporti thekson se në Rusi po zbehet çdo shpresë për arritjen e një zgjidhjeje paqësore, pasi negociatat aktuale për një marrëveshje duket se kanë ngecur.

Burimet për Bloomberg bëjnë të ditur se presidenti rus Vladimir Putin mbetet i pandikuar nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë. Për më tepër, Moska po përballet me një sërë goditjesh nga Ukraina që kanë në shënjestër rafineritë ruse të naftës dhe rrjetet logjistike në territorin e saj.

Në këtë kontekst, Rusia po shqyrton mundësinë të shtojë sulmet me raketa, duke vënë në shënjestër jo vetëm Kievin, por edhe infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Kjo zhvillim ndodh në një kohë kur përpjekjet për të arritur një zgjidhje diplomatike për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur, ndërsa luftimet mes dy vendeve vazhdojnë pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related