Spanjë/ Fishekzjarrët dalin jashtë kontrollit, 50 persona të plagosur

Publikuar me datë:

Në qytetin Noáin të veriut të Spanjës, të paktën 50 persona u plagosën pasi fishekzjarrët shpërthyen papritur mes turmës gjatë fillimit të festimeve dedikuar Shën Michaelit, shenjtorit mbrojtës të qytetit.

Ngjarja u regjistrua rreth mesditës në komunitetin e Navarrës, pranë Pamplonës. Sipas të dhënave nga autoritetet, një fishekzjarr ishte lëshuar nga ballkoni i bashkisë si pjesë e ceremonisë së hapjes së festimeve.

Megjithatë, pasi u lëshua fishekzjarri i parë, shkëndijat e tij dyshohet se ndezën fishekzjarre të tjerë, të cilët shpërthyen dhe u drejtuan drejt grumbullit të qytetarëve të pranishëm në shesh.

Tre burra 41, 53 dhe 54 vjeç u transportuan në spital për trajtim mjekësor pasi pësuan djegie si pasojë e incidentit.

Ndërkaq, 47 persona të tjerë morën ndihmë të parë në qendrën lokale shëndetësore, kryesisht prej djegieve të lehta dhe dhimbjeve të veshëve të shkaktuara nga shpërthimi.

Pamjet e transmetuara nga televizioni spanjoll kapin momentet e kaosit. Në to, pjesëmarrësit, të veshur me të bardha dhe shamitë karakteristike të kuqe, shihen duke u larguar me nxitim nga sheshi, ndërkohë që fishekzjarrët shpërthejnë në mesin e tyre.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të sqaruar se si ndodhi incidenti dhe për të përcaktuar mënyrën se si fishekzjarrët arritën të shpërthenin pranë qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related