Berlin/ Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 5,600 shtëpi

Publikuar me datë:

Rreth 5,600 familje janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Berlin, pasi në një kanal të lagjes Neukölln u zbulua një bombë e Luftës së Dytë Botërore, njoftuan autoritetet gjermane.

Policia ka ngritur një perimetër sigurie prej 500 metrash përreth zonës ku u gjet mjeti shpërthyes. Brenda kësaj zone ndodhen, mes të tjerash, një azil i të moshuarve, një strehë për të pastrehët si dhe një qendër kujdesi ditor.

Bombën, që peshon afërsisht 100 kilogramë, ekipet e kanë zbuluar mëngjesin e së hënës në fund të kanalit, pranë Zonenallee, një zonë e njohur tregtare në lagje.

Pasi u nxor nga uji, bomba u vendos mbi një platformë lundruese. “Sipas autoriteteve, ajo do të transportohet me vinç në breg, ku ekspertët e çminimit do të kryejnë ndërhyrjen për neutralizimin e saj.”

Evakuimi i banorëve ka filluar dhe pritet të zgjasë disa orë. Të larguarit janë sistemuar përkohësisht në zona të sigurta, teksa autoritetet vijojnë masat për sigurinë dhe asgjësimin e bombës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related