Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Publikuar me datë:

Policia ka vënë në pranga pasditen e sotme Ergys Agasin, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se arrestimi i Agasit u krye në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë, mbeten ende të panjohura detajet rreth mënyrës se si u kap Agasi dhe pritet që informacionet të bëhen të ditura në orët në vijim.

Kush është Ergys Agasi?

Ergys Agasi është një figurë e njohur në opinionin publik, i përmendur shpesh në vitet e fundit si pjesë e debateve politike dhe raporteve investigative për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.

Emri i tij është përfshirë vazhdimisht në akuzat e partive politike, të cilat e kanë portretizuar si një personazh me ndikim të madh në prapaskenat e politikës, në emërimet administrative dhe në lidhjet me strukturat e mazhorancës në pushtet.

SPAK ka nisur hetime për disa dosje të rëndësishme që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe transferimin e produkteve të veprave penale. Në këtë kuadër, Agasi ishte shpallur zyrtarisht në kërkim, pasi më herët ishte subjekt i kontrolleve të banesës dhe sekuestrimeve të pasurive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Italia drejt paralizimit nesër, planifikohen greva dhe protesta masive

Nesër në Itali do të zhvillohen greva dhe protesta...

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë pasdite...

Pranoi vrasjen e shqiptarit dhe fshehjen e trupit në pus, 29-vjeçari italian rrëfen krimin

Denaldo Maxhallaku, 31-vjeçari shqiptar që banonte në Gatteo të...