Zjarri i përfshirë në zonën e Mesit, në Njësinë Administrative Postribë, është izoluar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave, bizneseve dhe pronave të banorëve.
Në operacion u angazhuan 6 mjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës, ndërsa në ndihmë të tyre ishin Emergjencat Civile, Shërbimi Pyjor dhe Ujësjellësi. Puna për shuarjen e vatrave vijoi për orë të tëra, pavarësisht vështirësive të terrenit.
Ndërhyrja po vijon në pjesën e sipërme të kodrës, ku po mbrohet edhe një stan me rreth 300 dele. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa ekipet në terren po monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

