Bill Gates, biznesmeni dhe filantropisti i njohur amerikan, po tërheq vëmendjen për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, të cilën e sheh si një kërcënim të madh për punësimin dhe mënyrën e jetesës së njerëzve. Gates, një figurë kyçe në revolucionin kompjuterik, thekson se përballja me këto rreziqe duhet të jetë përparësia kryesore në rang global.
“Në vitin 1933, gjatë Depresionit të Madh, papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 25%. IA mund të mos i arrijë ato nivele, por ndikimi i saj nuk do të shterojë në një cikël ekonomik”, theksoi ai.
Në një intervistë për “New York Times”, Gates theksoi se industria e teknologjisë ka tendencën të nënvlerësojë rrezikun nga inteligjenca artificiale, për shkak të interesave të mëdha financiare që lidhen me zhvillimin e saj.
“Privatisht, ata që e kuptojnë se sa shumë po përmirësohet kjo teknologji janë shumë të shqetësuar”, thotë Gates, duke vënë në dukje se vetëm pak individë në këtë sektor janë të gatshëm të pranohen publikisht këto shqetësime.
“Tani po i thonë njëri-tjetrit ‘mos e thuaj se na dëmton dhe po përpiqemi të mbledhim miliarda dollarë”, shtoi ai.

