Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej me miqtë

Publikuar me datë:

Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, pasi dyshohet se është mbytur teksa po lahej së bashku me disa miq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën e njohur si “Breg Lumi”, në Fierzë. Viktima, i identifikuar me inicialet L. D., kishte hyrë në ujë me shokët, por për arsye që ende nuk janë të qarta, nuk ka mundur të dalë.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave të sakta që çuan në mbytjen e të riut.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related