Milionat mbeten pezull, Vllaznia pa përfitimin e pritur nga Kevin Dodaj

Publikuar me datë:

Raportimet fillestare nga Shkodra se Kevin Dodaj është shitur nga CSKA Sofia te Lekia Gdansk nuk rezultojnë të sakta. Futbollisti ka kaluar thjesht në formë huazimi te klubi polak.

Nëse transferimi do të ishte bërë për një shumë prej 650 mijë eurosh, Vllaznia do të përfitonte rreth 100 mijë euro nga marrëveshja. Megjithatë, Lekia Gdansk aktualisht po përballet me vështirësi të konsiderueshme, arsye për të cilën klubi ka rënë në kategorinë e dytë dhe nuk është në gjendje të bëjë një investim të tillë.

Dodaj nuk arriti të sigurojë një vend në formacionin e CSKA Sofia. Për pasojë, marrëveshja për huazimin e tij u realizua lehtësisht, pa pengesa.

Mesfushori 20-vjeçar është një nga emrat premtues të dalë nga Abissnet Superiore gjatë sezonit të fundit. Kontrata e tij me CSKA Sofia është e vlefshme deri në vitin 2028.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related