92 vjeç dhe ende në tapetin e mundjes, Dedë Bregu pret pensionin special

Publikuar me datë:

Në moshën 92-vjeçare, Dedë Bregu vazhdon të mbetet i lidhur me sportin që i ka kushtuar një jetë të tërë. Legjenda e mundjes shkodrane ka qenë së fundmi pranë mundësve të rinj të Vllaznisë, duke ndjekur stërvitjen dhe duke ndarë me ta eksperiencën e tij shumëvjeçare.

Edhe pse në një moshë të thyer, Bregu nuk është mjaftuar vetëm duke i parë të rinjtë në tapet. Ai u është afruar sportistëve, duke u dhënë këshilla dhe duke i ndihmuar gjatë përgatitjes, si një dëshmi se pasioni për mundjen nuk njeh moshë.

Dedë Bregu është vlerësuar ndër vite me titujt “Mjeshtër i Sportit” dhe “Mjeshtër i Madh”, ky i fundit i akorduar në vitin 2007, në shenjë të kontributit të tij në sportin shqiptar.

Por krahas historisë së gjatë sportive, Bregu përballet edhe me një pritje që vijon prej kohësh. Në moshën 92-vjeçare, ai thotë se ende nuk ka përfituar pensionin special që pretendon se i takon për kontributin e dhënë në sport.

Sipas tij, dokumentacioni përkatës është dorëzuar, ndërsa procedura për miratimin e pensionit vijon të mbetet e hapur.

Një kampion i së kaluarës, një trajner që ka ndihmuar në formimin e brezave të rinj dhe një 92-vjeçar që ende i qëndron pranë tapetit. Historia e Dedë Bregut mbetet një shembull i pasionit për sportin, por edhe një pritje për njohjen e plotë të kontributit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related