Dhunohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë, thyhen ikona dhe dëmtohen objekte kishtare

Publikuar me datë:

Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës është bërë objekt i një akti dhune. E ndodhur në majën e malit të Sinicës, në një lartësi prej rreth 1300 metrash mbi nivelin e detit, kjo kishë njihet si një nga monumentet më të veçanta të zonës.

Të panjohur kanë dëmtuar këtë objekt kulti, duke shkatërruar ikona dhe duke prishur sende të kishës nga brenda. Përveç dëmeve të shkaktuara, në ambientet e brendshme është hedhur edhe çimento.

Banorë të Sinicës dhe simpatizantë të fshatit, të angazhuar prej vitesh për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kishës, kanë denoncuar ngjarjen. Akti vlerësohet prej tyre si një goditje e rëndë ndaj simboleve të traditës dhe identitetit kulturor të komunitetit.

Kisha e Shën Thanasit mbahet si një vend i shenjtë nga të gjithë banorët, si të besimit të krishterë ashtu edhe nga komuniteti mysliman. Harmonia fetare përshkruan historinë e Sinicës, ndërsa vetë banorët theksojnë se rindërtimet e mëparshme të kishës janë bërë me përpjekje të përbashkëta të të gjithë komunitetit vendas.

Sipas banorëve, dëmtimi i këtij objekti nuk prek vetëm kultin fetar, por shkel gjithashtu historinë, trashëgiminë dhe bashkëjetesën ndërfetare në fshat. Ata kërkojnë që autorët të identifikohen dhe të merren masa konkrete për restaurimin dhe mbrojtjen e kishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related