Mbrëmjen e sotme, në zonën e Shashicës në Vlorë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një territor të mbuluar me bimësi dhe shkurre, ndërsa era po ndihmon përhapjen e shpejtë të flakëve.
Flakët, të cilat janë intensifikuar nga kushtet atmosferike, kanë bërë që rreziku i zgjerimit të vatrës të jetë i konsiderueshëm. Bimësia e dendur ka ndihmuar gjithashtu në avancimin e zjarrit në këtë zonë.
Menjëherë pas lajmit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke u përpjekur të izolojnë flakët për të vendosur situatën nën kontroll.
Operacioni i ndërhyrjes vazhdon, por ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit, ashtu si dhe sipërfaqja e saktë e djegur mbetet për t’u përcaktuar.

